Ish-gruaja nuk e lë të takojë fëmijët, 55-vjeçari shqiptar tenton vetëvrasjen (Foto)

Kronikë e zezë

Ish-gruaja nuk e lë të takojë fëmijët, 55-vjeçari shqiptar tenton vetëvrasjen (Foto)

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 22:16

Një 55-vjeçar shqiptar i dëshpëruar për mallin ndaj fëmijëve të tij, zgjodhi si alternativë të fundit vetëvrasjen. 55-vjeçari i lindur në Shqipëri tentoi të vetëflijohej sot në autostradën që të çon në aeroportin e Fiumiçinos, në Romë.

“La Repubblica” raporton se, shqiptari i cili jeton në Francë, hipi në një nga tabelat e rrugës dhe tentoi të hidhet prej andej, nga një lartësi prej më shumë se 10 metrash.

Sipas mediave italiane, shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, është i divorcuar dhe ish-bashkëshortja e tij nuk e lejonte që të takonte fëmijët.

Menjëherë në vendngjarje mbërritën zjarrfikësit dhe policia, që e bindën pas disa minutash shqiptarin që të hiqte dorë nga tentativa e vetëvrasjes.

Pasi u bind, ai u shoqërua në spital për t’iu nënshtruar testeve mjekësore, në rast mos kishte patur ndonjë dëmtim, apo problem tjetër shëndetësor.

Pas testeve mjekësore, për të mund të ngrihet një padi për prishje të qetësisë publike. Sipas informacioneve, ai kishte ardhur nga Nisa e Francës në Itali për të parë fëmijët, por ish-bashkëshortja nuk e kishte lejuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat