Shqetësuese, 50 fëmijë u sulmuan seksualisht

Kronikë e zezë

Shqetësuese, 50 fëmijë u sulmuan seksualisht

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 09:13

Gjatë katër vjetëve të fundit 50 fëmijë janë sulmuar seksualisht në Kosovë. Abuzimi me fëmijë po shënon rritje viteve të fundit.

Rreth 512 fëmijë janë abuzuar në Kosovë gjatë katër vjetëve të fundit. Bëhet fjalë për 324 femra dhe 188 meshkuj nën moshën 18 vjeç, që i janë nënshtruar formës fizike dhe asaj emocionale të dhunës. Keqtrajtimi i fëmijëve ka marrë 12 jetë fëmijësh vetëm brenda periudhës 2011 - 2014.

Ndërsa, 50 fëmijë në Kosovë janë sulmuar seksualisht gjatë katër vjetëve të fundit. Fëmijët në Kosovë po braktisen e po keqtrajtohen. Abuzimi me fëmijë ka shënuar rritje në vitin 2013, si dhe në vitin 2014.

Në kohën që duhet të jenë në shkollë, fëmijët në Kosovë janë në rrugë, në kohën që duhet të jenë në gjumë ata po ashtu shihen duke kërkuar lëmoshë brenda e përreth kafeneve e restoranteve të Prishtinës.

Kjo është pamja që në kryeqytetin e Kosovës është shndërruar në përditshmëri. E ngjashëm po ndodh dhe në qytete tjera të vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat