U kap me 18 kallëpe C4, prokuroria çon për gjykim Prengën

Kronikë e zezë

U kap me 18 kallëpe C4, prokuroria çon për gjykim Prengën

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 07:58

Prokuroria për Krime të Rënda dërgon për gjykim kërkesën ndaj 38-vjeçarit Kastriot Prenga, i akuzuar për trafikim të lëndëve plasëse. Ky shtetas është arrestuar në flagrancë, në vijim të hetimit proaktiv të drejtuar nga Prokuroria për Krime të Rënda dhe të zbatuar nga ana e Policisë së Shtetit, në datën 01 dhjetor 2014, me një sasi prej 18 kallëpe lëndë plasëse të tipit “C4”. Hetimi ka nisur në bazë të informacioneve të referuara nga ana e Policisë së Shtetit, e cila kishte siguruar në mënyrë operative informacione se i pandehuri Prenga, lindur në Mirditë dhe banues në Tiranë, kryente trafikim të lëndëve plasëse, kundrejt pagesave të ndryshme. Në kuadër të këtij hetimi, si edhe për të provuar faktin kriminal, nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda u lejua veprimi hetimor i blerjes së stimuluar.

Në zbatim të planit hetimor, oficerë të policisë gjyqësore realizuan blerje të stimuar të lëndëve plasëse “C4” tek Kastriot Prenga dy herë, përkatësisht në datën 30 nëntor 2014 dhe 01 dhjetor 2014. Sasia e blerë në mënyrë të stimuluar ka qenë e vogël dhe u ka shërbyer autoriteteve hetimore të krijonin bindjen e plotë se ky shtetas konsumonte veprën penale të trafikimit të lëndëve plasëse. Pasi është realizuar blerja e dytë stimuluese, ky shtetas është larguar dhe është mbajtur nën mbikëqyrje nga ana e forcave të Policisë së Shtetit. Në vijim të ndjekjes, ai është arrestuar në flagrancë, ku iu gjetën 18 kallëpe lëndë plasëse “C4”, të cilën ishte nisur për ta shitur në qytetin e Vlorës. Nga hetimet nuk u provua se Kastriot Prenga e ka kryer veprën penale në bashkëpunim me persona të tjerë, por rezulton qartë se veprën penale të “Trafikimit të lëndëve plasëse, djegëse, helmuese dhe radioaktive,” ai e ka kryer më shumë se një herë dhe më konkretisht në datat 30 nëntor 2014 dhe 01 dhjetor 2014. Vetë i pandehuri e ka pranuar pjesërisht akuzën duke treguar edhe pendim për kryerjen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat