Zbulohet familja e heroinës në Paskuqan në Tiranë

Kronikë e zezë

Zbulohet familja e heroinës në Paskuqan në Tiranë

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 22:02

Burrë e grua janë vënë në pranga, ndërsa 4 djemtë e tyre janë shpallur në kërkim për prodhim lëndësh narkotike dhe mbajtje të armëve të ftohta.

Operacioni i koduar “Verë 2015″ në zonën e Paskuqanit në Tiranë ka çuar në arrestimin e dy bashkëshortëve Selim dhe Nafije Llani, si dhe dy të afërmve të tyre Klevin dhe Sadik Llani, ndërsa në kërkim janë shpallur katër djemtë e çiftit të arrestuar, Et’hem, Dashamir, Fatjon dhe Ilir Llani.

Policia e Tiranës deklaron se në banesën e Et’hem Llanit të shpallur në kërkim u gjet 1 kg e rreth 200 gramë heroinë si dhe rreth 913 gram kanabis sativa , fara të kanabisit si dhe 38 copë fishekë, një granatë së bashku me ndezësin, telefona celularë si dhe një sasi e vogël eurosh dhe lekësh, ndërsa në banesën e Sadik Llanit policia gjeti dhe sekuestroi një thikë dhe një sasi të vogël kanabisi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat