Mbytet një 12-vjeçar në bregdetin shqiptar

Kronikë e zezë

Mbytet një 12-vjeçar në bregdetin shqiptar

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 15:19

Një tjetër viktimë është shënuar në bregdetin shqiptar. Bëhet fjalë për një 12-vjeçar, i cili është mbytur pasditen e sotme në Vlorë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Plazhin e Vjetër në Vlorë. Të miturit i është dhënë ndihma e shpejtë , por ai nuk ka mundur të shpëtojë.

Identiteti i 12-vjeçarit nuk është zbuluar ende, por policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat