Tenton t’i fusë në burg të vëllait dy fletë-sharre, arrestohet

Kronikë e zezë

Tenton t’i fusë në burg të vëllait dy fletë-sharre, arrestohet

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 22:42

Ka tentuar të fusë në burgun e Shënkollit dy fletë-sharre, por është vënë në pranga nga policia e Lezhës.

38 vjeçari, Edi Gjoni, u vu në pranga në flagrancë në momentin që i dërgonte vëllait të tij që vuan dënimin në burgun e ShënKollit një çantë me ushqime.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga policia iu gjetën dy fletë sharre, të cilat ju sekuestruan nën cilësinë e provës materiale. 38 vjeçari akuzohet për “Dhënie ndihmë të burgosurit për largim”.

Mësohet se i vëllai i tij është dënuar për vjedhje me dhunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat