Sekuestrohet “lumë” droge nga veriu në jug, shkatërrohen parcelat me kanabis

Kronikë e zezë

Sekuestrohet “lumë” droge nga veriu në jug, shkatërrohen parcelat me kanabis

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 18:52

Vijojnë operacionet antikanabis në të gjithë territorin e vendit. Nga kontrollet e ushruara nga forcat e policisë është bërë i mundur zbulimi dheë pas asgjesimi i një sasie të konsidrueshme kanabisi.

Vlorë, zbulohen dhe asgjësohen 16 parcela me 2152 rrënjë

9 parcela janë zbuluar në fshatin Dushkarak. Bimët narkotike u konstatuan përgjatë bregut të Lumit-Vjosë, të mbjella nëpër sipërfaqe toke te hapura pa pronarë, të cilat u asgjësuan me djegie.

Në fshatin Golimbas, Policia ka zbuluar 7-Parcela me 825-rrënjë bimë narkotike “Canabis”, me lartësi nga 40 cm deri në 150 cm.

Bimët narkotike u konstatuan në vendin e quajtur “Pylli i vendit të mirë”, të mbjella në mes të bimësisë së dendur të cilat u asgjësuan me djegie.

Në Shkodër janë asgjësuar 5916 rrënjë bimë narkotike

-Në fshatin Kaftallë, në Pukë, janë gjetur dhe asgjesuar : 16 parcela me 4192 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

-Në fshatin Shpor, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar :

10 (dhjetë) parcela me 709 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

-Në fshatin Vasiaj, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar : 11 (njëmbëdhjetë) parcela me 805 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

-Në fshatin Xhaj, në vendin e qujatur ” Faqe e Kungullit ” , në Malsësi e Madhe , janë gjetur dhe asgjesuar : 1 (një) parcele me 210 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.

Në Krujë asgjesohen 2013 bimë narkotike cannabis sativa

Nga efektivët e Komisariatit të Policisë Krujë, nga kontrolli i ushtruar mbi fshatin Nikel, në faqen e malit Kurtcaj të rrethit Krujë, u konstatuan 27 parcela me rreth 2013 rrënjë bimë narkotike,në një lartësi 50-160 cm.

Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Asgjesohen 2.240 bimë narkotike në Gjirokastër dhe Tepelenë

1.100 rrënjëve bimë narkotike Cannabis Sattiva në vendin e quajtur “Mollët” në fshatin Golëm Gjirokastër.

1.140 rrënjë bimë narkotike e llojit cannabis sativa në vendin e quajtur “Lisi i Pelivanit”, lagjia Çorraj, fshati Gllavë, Tepelenë.

1.140 rrënjë bimë narkotike e llojit cannabis sativa në vendin e quajtur “Lisi i Pelivanit”, lagjia Çorraj, fshati Gllavë, Tepelenë.

Lezhë

Arrestohen katër shtetas për kultivim të bimëve narkotike dhe shpallet në kërkim një tjetër
Asgjesohen 582 bimë narkotike në Lezhë, Kurbin dhe Mirditë

Delvinë
Policia zbulon dhe asgjëson 2-Parcela me 1100-rrënjë bimë narkotike “Canabis-sattiva” në fshatin Tatzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat