Asgjësohen 2000 rrënjë kanabis në Krujë

Kronikë e zezë

Asgjësohen 2000 rrënjë kanabis në Krujë

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 18:24

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një tjetër operacion antikanabis i koduar "Kurtcaj 2015", i cili është monitoruar nga Ekspertë të Programit ICITAP që asistojnë Policinë e Shtetit.

Nga kontrolli i ushtruar mbi fshatin Nikel, në faqen e malit Kurtcaj të rrethit Krujë, u konstatuan 27 parcela me rreth 2013 rrënjë bimë narkotike,në një lartësi 50-160 cm. Bimët narkotike u asgjesuan në vend me anë të djegies dhe një pjesë e tyre u morën në cilësinë e provave materiale.

Nga ana e punonjësve të Policisë Krujë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të implikuar për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", parashikuar në nenin 284 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat