Aksidenti në Komoran shkakton kolona kilometërshe (Foto)

Kronikë e zezë

Aksidenti në Komoran shkakton kolona kilometërshe (Foto)

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 18:06

(E plotësuar)- Aksidenti që ka ndodhur pasditen e sotme në magjistralen Pejë-Prishtinë ka shkaktuar kolona të gjata të veturave të cilat kanë shkuar gati edhe në tre kilometra.

Aksidenti ka ndodhur në Komoran kur një veturë e markës Golf është aksidentuar me një veturë të KFOR-it.

Raportohet për të lënduar të cilët janë bartur në QKU për trajtim të mëtutjeshëm.

​Aksident në Komoran, një i lënduar

Një aksident që ka ndodhur në magjistralen Pejë-Prishtinë ka lënë të lënduar një person.

Aksidenti ka ndodhur në orët e pasdites, në fshatin Komoran, ndërkohë që në aksident janë përfshirë një veturë Golf dhe një veturë e KFOR-it.

Personi i lënduar është dërguar për trajtim në QKU ndërsa pas aksidentit janë krijuar kolona të gjata në magjistralen Pejë-Prishtinë./KosovaPress/


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat