Britani, 24-vjeçarja shqiptare zhduket bashkë me foshnjën

Kronikë e zezë

Britani, 24-vjeçarja shqiptare zhduket bashkë me foshnjën

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 18:00

Policia në Britaninë e Madhe prej disa ditësh është vënë në kërkim të një 24-vjeçareje shqiptare, e cila cilësohet e humbur.
Shqiptarja me banim në Everton, Anisa Lamaj është zhdukur bashkë me vajzën e saj 5-muajshe Medine.
Hera e fundit kur janë parë është fundi i qershorit, raportojnë mediet britanike.
Denoncimi për zhdukjen e saj është bërë më 7 qershor, pasi 24-vjeçarja nuk u kthyer në apartament pasi kishte shkuar në një takim.
Besohet se foshnja është në shoqërinë e Anisës dhe ato mund të jenë jashtë zonës së Merseyside, ku jetojnë.

Në përshkrimin e policisë, Anisa thuhet se është një femër e bardhë, me trup të imët dhe me flokë të gjatë ngjyrë kafe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat