Gjobiten 14 pika karburantesh gjatë qershorit

Kronikë e zezë

Gjobiten 14 pika karburantesh gjatë qershorit

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 19:05

Vijon operacioni për “Kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve” në vend. Inspektorati Qendror Teknik bën publike të dhënat për gjobat e vendosura për pikat e karburanteve gjatë muajit qershor.

Ky inspektorat gjobiti brenda këtij muaji 14 pika karburantesh për shkelje. 11 prej pikave u gjobitën për tregtim të karburantit jashtë standardit të përcaktuar, ndërsa 3 të tjera për mungesë të dokumentacionit.

Gjobat për karburantet variojnë nga 100 mijë deri në 3 milionë lekë. Vetëm gjatë muajit maj gjatë këtij aksioni u proceduan penalisht 99 subjekte. Operacioni për “Kontrollin cilësor, sasior e fiskal të hidrokarbureve” do vijojë edhe në ditët e ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat