Një kilogram kokainë në automjet, pranga shqiptarit

Kronikë e zezë

Një kilogram kokainë në automjet, pranga shqiptarit

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 17:52

Një shtetas me origjinë shqiptare, Edison Isufi, 32 vjeç, banues në Vicenza, u arrestua nga Policia e Portogruaro-s në bashkëpunim me stafin e Guardia di Finanzia-s.

Shqiptari u arrestua pasi u kap në flagrancë me një kilogram kokainë dhe një sasi të vogël heroine. Isufi u ndalua ndërsa ai ishte drejtuar me automjetin e tij tip “Renault” për në Concordia Sagittaria.

Droga ishte fshehur brenda automjetit, në një ndarje të bërë posaçërisht për të fshehur lëndën narkotike duke hequr një pjesë të sistemit të ventilimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat