Operacioni “Diva”, arrestohen 4 persona, 2 në kërkim

Kronikë e zezë

Operacioni “Diva”, arrestohen 4 persona, 2 në kërkim

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 09:06

Operacioni i koduar “Diva” është finalizuar me sukses nga”, Sektori Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve, në Drejtorinë e Policisë të Qarkut Tiranë, pas një pune intensive hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Ditën e mërkurë, në kuadër të këtij operacioni është bërë dokumentimi dhe goditja e veprimtarisë kriminale e grupit të strukturuar me 4 të arrestuar, 2 në kërkim për veprën penale të “Trafikimit të personave të rritur” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 110/a.3 të Kodit Penal për shtetasit:

Anduel Kodra, 22 vjeç, lindur në Korçe, dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje.

Amaris Kodra, 22 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Rrahman Sufa, 20 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë

Endri Rustem, 45 vjeç, lindur dhe banues në Korçë

Gjithashtu janë shpallur në kërkim shtetasit me inicialet, E. F., 24 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe B. D., 23 vjeç, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë,

Pas punës së bërë nga ana e strukturave të hetimit të krimeve të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë u dokumentua veprimtaria kriminale e 6 personave të implikuar, nga të cilët janë arrestuar 4 prej tyre, shpallur në kërkim 2 si dhe vazhdon puna për dokumentimin e veprimtarisë për persona të tjerë.

Nga hetimi i kësaj çështje është dokumentuar se më datën 23.05.2015 duke përfituar nga gjendja shoqërore e viktimës shtetases A. F, Rrahman Sufa në bashkëpunim me Anduel Kodrën, Endri Rustem, B. D, Amaris Kodra dhe E. F e kanë trafikuar A. F në Greqi, në ishullin Kos, ku është shfrytëzuar për arsye prostitucioni në klubet e natës, veprimtari të cilën e ka bërë kundrejt pagesës për gjatë disa muajve të vitit 2015.

Gjatë kryerjes së veprimeve proceduriale u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 5 aparate celular, një automjet Mercedes Benx, si dhe disa pasaporta dhe dokumente të cilat u gjetën në automjetin e shtetasit Endri Rustem.

Të gjitha materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Për Krimet e Rënda për hetime të mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat