E përplas makina, vdes një person

Kronikë e zezë

E përplas makina, vdes një person

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 07:16

Një person ka humbur jetën rreth orëve të vona të së mërkurës pasi është goditur nga një automjet. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Levan-Vlorë, ku një makinë ka përplasur për vdekje shtetasin Kozma Bregova 70-vjeç.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit, gjithashtu ka shoqëruar drejt komisariatit edhe drejtuesin e mjetit. Mësohet se viktima është dërguar për në morgun e spitalit të Vlorës ku do të kryhet autopsia.

Ende nuk dihen shkaqet që dërguan në këtë aksident. Nga hetimet e para dyshohet se një nga shkaqet mund të ketë qenë pakujdesia e të ndjerit ose shpejtësia tej rregullave e mjetit në lëvizje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat