Ja shkaqet për vrasjen e sotme në Kumanovë!

Kronikë e zezë

Ja shkaqet për vrasjen e sotme në Kumanovë!

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 15:29

Sipas informatave të para të mediumeve, raportet e përkeqësuara familjare kanë qenë shkaku për vrasjen dhe plagosjen e sotme që ka ndodhur në Lagjen e Trimave në Kumanovë, shkruan “lajmpress.com”. Merret vesh se autor i vrasjes është dhëndëri, i cili para ca kohe është divorcuar me vajzën e personit tashmë të ndjerë. Sherri ka lindur rreth asaj se me këtë duhet të jetojë fëmija i vetëm që kanë pasur.

Dhëndëri, për të cilin thuhet se ëhstë kosovar, sot ka ardhur në Kumanovë me qëllim që ta marrë fëmiun me vete në Kosovë, gjë që është kundërshtuar nga nëna e fëmiut. Pas një zënke verbale, dhëndëri ka nxjerrë armën dhe ka gjuajtur në drejtim të vjehrrit dhe kunatit. Me këtë rast vjehrrit i ka shkaktuar lëndime vdekjeprurëse, kurse kunatit lëndime të rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat