61 vjeçarit i morën 100 mijë Euro. I gjejnë makinën por s’dihen autorët

Kronikë e zezë

61 vjeçarit i morën 100 mijë Euro. I gjejnë makinën por s’dihen autorët

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 14:11

Policia e Durrësit saktëson se shuma që i është grabitur 61 vjeçarit mesditën e 27 korrikut 2015 është 100 mijë euro.
“Dy persona të maskuar dhe me automatikë kanë qenë me një mjet tip benz 200 ngjyrë të zezë dhe me xhama të errët, pasi i kanë bllokuar rrugën automjetit tip Benz Foristradë me targë TR 7755T nën kërcënimin e armës kanë detyrën Cen Hyseni të zbresë nga makina dhe më pas janë larguar duke I marrë makinën. Brenda saj kishte një armë zjarri pistoletë të cilën e kishte me leje dhe shumën prej 100 000 €” informon policia.
Ngjarja u regjistrua në rrugën automobilistike që të çon në Aeroportin e Rinasit – Tiranë.
Policia e Durrësit e cila paraditen e 28 korrikut dha detaje për grabitjen informoi se më vonë pranë Lumit Terkuze është gjetur i braktisur automjeti tip Fuorisradë me targë TR 7755 T Benz ML ,320, drejtues i të cilit ka qenë Hyseni.
Nga Specialistët po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Vjedhja me armë”,”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”në bashkëpunim parashikuar në nenet 140- 25 -278/4 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat