​Prizren, djali kanos babain me armë

Kronikë e zezë

​Prizren, djali kanos babain me armë

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 11:42

Në fshatin Petrovë të Prizrenit pas një mosmarrëveshje ndërmjet babait dhe të birit, ky i fundit ka kanosur me armë babain.

Policia thotë se e ka pranuar informatën përmes një thirrje anonime.

Pas nisjes së hetimeve policia ka kuptuar se djali posedon një armë të llojit pistoletë me leje për ta poseduar në shtëpi e jo për ta bartë me vete.

Në komunikatën për media thuhet se Policia e ka gjetur të dyshuarin dhe në veturën e tij e ka gjetur dhe sekuestruar pistoletën me pesë fishekë të kalibrit 9X19mm.

Ndërkaq një armë gjahu me 25 fishekë të kalibrit 12mm është sekuestruar në fshatin Zhur, pasi i dyshuari e kishte lenë në shtëpinë e një shoku të tij.

Policia thotë se pas intervistës, në prani të avokatit mbrojtës është njoftuar prokurori i shtetit i cili ka nënshkruar vendimin për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat