Asgjësohen 1876 bimë narkotike në Shkodër

Kronikë e zezë

Asgjësohen 1876 bimë narkotike në Shkodër

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 08:52

Një tjetër aksion anti-kanabis është zhvilluar në veri të Shqipërisë. Policia e Shkodrës ka asgjësuar ditën e martë rreth 1876 bimë narkotike kanabis sativa.

Sipas policisë bima u zbulua në dy fshatra të këtij qyteti, konkretisht në fshatin Vuk-Jakaj u zbuluan 1378 rrënjë kanabis sativa. Ndërsa në fshatin në Palaj u asgjësuan 498 bimë narkotike.

Ndërkohë, policia po punon për identifikim dhe kapjen e kultivuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat