“Ti nuk ke opsion tjetër përveç krimit”

Kronikë e zezë

“Ti nuk ke opsion tjetër përveç krimit”

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 23:12

Një gjyqtar britanik i befasoi të pranishmit në sallën e gjyqit kur tha se emigrantët ilegalë që vijnë në Britani në kamionë, nuk kanë asnjë opsion tjetër përveç krimit.

Gjyqtari Robin Onions i bëri komentet, ndërsa po dënonte shqiptarin e dytë në dy ditë për rritje kanabisi.

Ndërsa dënonte Ermir Bezatin, ai tha se emigrantët ilegalë nuk kanë asnjë alternativë përveç krimit, pasi nuk përfitojnë nga sistemi i shërbimit social në Britani.

“Ti ke ardhur në këtë vend ilegalisht, në një kamion. Mund të kesh menduar se je në gjendje të punosh në këtë vend. Por fakt është se ju nuk mund të punoni në mënyrë të ligjshme, sikundër nuk keni përfitime sociale dhe nuk merrni strehim”.

“Ti je shqiptari i dytë në dy ditë që dënoj për këtë krim. Ty të kanë sjellë në këtë zonë, të kanë futur në një shtëpi dhe të kanë kërkuar të rrisësh kanabis dhe të kanë dhënë para cash në dorë. E pranoj se je në fundin e rrjetit të furnizimit me drogë, por luan rol të rëndësishëm”.

27-vjeçari shqiptar kishte pak muaj që kishte ardhur në Britani. Ai nuk fliste anglisht.

Bezati u dënua me dy vite burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat