Nusja në motoçikletë pa asnjë mbrojtje, i ndalon policia në Shtime (Video)

Kronikë e zezë

Nusja në motoçikletë pa asnjë mbrojtje, i ndalon policia në Shtime (Video)

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 19:41

(I plotësuar) - Majori Basri Shabani nga Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Indeksonline rastin e motoristëve që nusen e merrnin me motoçikleta.

Sipas tij, motoristët janë ndaluar, pasi që kanë vozitur rrezikshëm dhe se ka pasur dyshime se kanë shtënë me armë.

“Ata janë ndaluar në Shtime, më pas janë shoqëruar në stacionin policor ku janë kryer procedurat e rregullta dhe nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Tre prej motoristëve u është shqiptuar gjobë për mungesë helmete”, tha Shabani.

***

Një grup dasmorësh është ndaluar sot pasdite nga Policia e Kosovës në Shtime. Arsyeja e ndaljes është se dasmorët e merrnin nuse me motoçikletë, çka përbën rrezik për vet ata, si dhe për të tjerët.

Indeksonline ka siguruar videon ku Policia e Kosovës ka ndaluar dasmorët. Në këtë video shihet nusja me vello e ulur në një motoçikletë trirrotësh, por pa masa mbrojtëse.

Nusja e as ngasësi nuk kishin as helmeta në kokë, që është e domosdoshme për siguri dhe për të qarkulluar në komunikacion.

Sipas mediav në vend motoçiklistët i takojnë grupit “Plisat” nga Zvicra.

Krushqit marrin nusen me motoçikleta

Posted by Indeksonline.net on Monday, July 27, 2015

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat