Kapen me kanabis në Dhërmi, pranga dy të rinjve nga Kosova

Kronikë e zezë

Kapen me kanabis në Dhërmi, pranga dy të rinjve nga Kosova

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 16:46

Policia e Vlorës ka arrestuar 21-vjeçar nga Kosova, për veprën penale “Prodhim dhe shitje narkotikësh.

Në pranga ka rënë shtetasi i Kosovës Florian Saliji, 21-vjeç, banues në Zvicër.

I riu u arrestua në fshatin turistik Dhërmi, pasi gjatë një kontrolli trupor policia i gjeti atij 5.7 gramë lëndë narkotike kanabis sativa.

Bashkë me të u ndalua edhe një 23-vjeçare me inicialet M.SH., banuese në Dardania-Kosovë. Asaj iu gjet dhe sekuestrua 1 gr lëndë narkotike kanabis sativa. Ndaj saj filloi procedimi penal në gjendje të lirë për të njëjtën vepër penale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat