Ambra futi në kurth 17-vjeçarin shqiptar

Kronikë e zezë

Ambra futi në kurth 17-vjeçarin shqiptar

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 11:56

Adoleshenti shqiptar që u masakrua nga dy shokët e tij, u fut në kurth nga mesazhi i dërguar prej telefonit të së dashurës së vrasësit Igli Meta. Ky i fundit dëshmoi në polici se, i kishte dërguar një mesazh 17-vjeçarit Ismail Luli për ta takuar, por në fakt mesazhi nuk është dërguar prej telefonit të tij, por nga telefoni i 19-vjeçares maqedonase Ambra.

"Eja, dua të të takoj”, i kishte shkruar vajza, duke iu bindur urdhrit të fejuarit të saj, Igli Meta. Dhe Ismaili pranoi. Vajza, e cila është në qendër të polemikave për shkak se, deklaroi që e dashuronte ende të fejuarin e saj pavarësisht vrasjes së kryer, aktualisht është nën hetim.

Ndëkohë policisë i ka thënë se, nuk e dinte që Igli Meta kishte vendosur të vriste 17-vjeçarin Luli. 19-vjeçarja dhe familja e saj nuk jetojnë më në Lunano, në fshatin rreth 10 kilometra larg vendit të krimit.

Turpi, e njëjta ndjenjë që detyroi dajën e Iglit të vriste veten, ka bërë që dhe babai i vajzës të largohet nga zona. Miq të tij shprehen se, ai është pushuar nga puna. Hetuesit italianë janë gjithnjë e më të bindur se, arsyeja e vrasjes është dyshimi për tradhti dhe ndoshta nuk ishte fantazia e vrasësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat