Ai po ikte me veturë, policia e qëlloi nga helikopteri (Video)

Kronikë e zezë

Ai po ikte me veturë, policia e qëlloi nga helikopteri (Video)

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 19:57

I dyshuari i dhunshëm, nuk ka arritur t’i ikë nëpër rrugët e një qyteti në Brazil, megjithëse bënte manovra të rrezikshme me veturë.

Burri që ka kryer një varg krimesh, është munduar të ikë me veturë, por është ndjekur nga një helikopter nga Policia.

Meqenëse ai nuk i është bindur urdhrave, Policia ka filluar të shtie me armë të kalibrit të lart.

Rrugëtimi tij ka ndaluar në një moment, kur ai është afruar pranë një gruaje që kishte përpara fëmijën në karrocë.

Sidoqoftë, ai është dorëzuar pa rezistencë, teksa ishte plagosur në këmbë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat