Plagosen me thikë dy të rinj

Kronikë e zezë

Plagosen me thikë dy të rinj

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 11:08

A.S. 17 vjeçar dhe Q. R. 16 vjeçar, kanë marrë plagë me thikë si pasojë e një rrahje në mes të disa personave që ka ndodhur të hënën rreth mesnatës në parkun e qytetit të Mitrovicës.

Mësohet se të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë, ndërsa incidentiti ka paraprirë një zënkë e çastit që fillimisht kishte filluar me fjalosje në mes të dyshuarve dhe viktimave.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se hetimet e para policore nën autorizimin dhe prezencën e prokurorit, kanë bërë të mundshëm identifikimin e vendndodhjes dhe arrestimin e katër personave tëdyshuar, të përfshirë në rast.

“Të dyshuarit e arrestuar janë: F. M. 16 vjeçar, A. M. 15 vjeçar, L. M. 15 vjeçar dhe A. S. 15, vjeçar të gjithë banorë të Mitrovicës. Pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit ndaj të dyshuarit F. M. është caktuar masa e ndalimit policor mbi dyshimet dhe provat e siguruara për vepër penale ‘vrasje në tentativë’, ndërsa tre të dyshuarit e tjerë për pjesëmarrje në rrahje janë liruar për procedurë të rregullt”, ka thënë Zahiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat