Vetura përplaset me murin, katër të lënduar

Kronikë e zezë

Vetura përplaset me murin, katër të lënduar

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 11:10

Një qytetar nga Podujeva si pasojë e moskujdesit ka humbur kontrollin mbi automjet dhe është përplasur me një mur, mbrëmë pas mesnate.

Si pasojë e këtij aksidenti është lënduar shoferi dhe tre pasagjerë të tjerë të cilët kanë marrë lëndime trupore. Po ashtu janë shkaktuar edhe dëme material.

“Fsh. Dobërdol, Podujevë(NN) 05.07.2015-00:40. Raportohet se i dyshuari mashkull K/Shqiptar derisa ishte duke drejtuar veturën e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet dhe është përplasur në një mur të një shtëpie. Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar ngasësi dhe tre pasagjerë të cilët kanë pranuar tretmanë mjekësor ndërsa njëri pre tyre është hospitalizuar në QKUK”, thuhet në raportin e policisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat