Ngjarja në 2010-n që tronditi Shkodrën, 11-vjeçari u masakrua nga Mjacaj dhe 2 vëllezërit Kodra për një varëse floriri

Kronikë e zezë

Ngjarja në 2010-n që tronditi Shkodrën, 11-vjeçari u masakrua nga Mjacaj dhe 2 vëllezërit Kodra për një varëse floriri

Më: 5 korrik 2015 Në ora: 16:03

Në shtator të vitit 2010, në Shalë të Shkodrës mbeti i vrarë 11-vjeçari Agim Lera, gjatë një grabitjeje të dhunshme për një varëse floriri.

Gjatë kësaj kohe, u përmend për herë të parë emri i Sokol Mjacajt, 20-vjeçarit të dyshuar si vrasi i çiftit çek dy ditë më parë në Prekal të Shkodrës.

Sipas hetimeve, Mjacaj, së bashku me vëllezërit Besnik dhe Edmond Kodra, kanë torturuar dhe goditur me sende të forta duke i sjellë vdekjen Agim Lerajt.

Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi Mjacajn me 10 vjet burg për moskallëzim krimi, mirëpo tre vjet më vonë, Apeli e ktheu vendimin dhe e dënoi me vetëm 4 vjet burg, për shkak të moshës së mitur.

Në seancën e atëhershme të afërmit e vëllezërve Kodra janë konfrontuar me të afërmit e Mjacajt, po ashtu edhe vetë të akuzuarit.

Kjo ngre dyshime se autor i vrasjes mund të ketë qenë Mjacaj dhe jo vëllezërit Kodra. “Fëmijët e mi nuk janë vrasësit e Agimit, por ata po mbahen padrejtësisht në burg.

Në këto katër vite, ndaj tyre është ushtruar dhunë fizike gjatë marrjes në pyetje, për t’i detyruar që të pranojnë vrasjen e Agimit, në një kohë që vrasësi i vërtetë shëtit i lirë nëpër rrugët e Shkodrës”, u shprehën në atë kohë, prindërit e vëllezërve Kodra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat