Helmimet nga ushqimet në sezonin e verës, 70 të helmuar në 24 orë

Kronikë e zezë

Helmimet nga ushqimet në sezonin e verës, 70 të helmuar në 24 orë

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 12:49

Me stinën e nxehtë të verës shfaqet edhe rreziku i helmimeve nga ushqimet.

Blerja e produkteve në tregje ambulatore, konsumimi i tyre jahste kushteve higjenike mund të çojë drejt komplikacioneve shëndetësore.

Në shërbimin e infektivit në qendren spitalore nene Tereza ne kryeqytet shifra e te prekurve nga helmimet arrin ne 70 persona ne 24 ore. Mjekja infeksioniste në poliklinikën ne 3 të specialiteteve Imelda Zeqo jep këto rekomandimet për qytetarët.

Imelda Zeqo: “Duhet që çdo ushqim që ne konsumojmë të lahet me ujë të rrjedhshëm, të shihet data skadencës, por edhe higjena jonë personale duhet të jetë në kushtet më të mira që mos të kemi probleme”

Mjekja evidenton si problemtiake edhe infeksionet gastrointestinale.

Më të ndjeshëm ndaj infeksioneve dhe helminmeve janë të fëmijët, të sëmurët kronikë dhe të moshuarti per shkak te imunitet të ulet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat