“Arrest me burg” për tre autorët e dyshuar të vrasjes në Ninësh të Mallakastrës

Kronikë e zezë

“Arrest me burg” për tre autorët e dyshuar të vrasjes në Ninësh të Mallakastrës

Më: 4 korrik 2015 Në ora: 12:25

Gjykata e Fieri ka vendosur arrest me burg për tre autorët e dyshuar të ngjarjes në Ninësh të Mallakastrës ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën.

Paraqitja në gjykatë për masën e sigurisë e të ndaluarëve është bërë një e nga një ndërkohë që familjarë të tyre nuk kanë qënë prezentë.

Gjatë procesit gjyqesor media nuk është lënë të jetë prezente. Gjyqtare ka qënë Ligerta Hysi ndërkohë që akuza përfaqesohej nga Elida Hoxha. Në fillim në gjykatë është paraqitur i akuzuari Ermal Caushaj. Gjatë zhvillimit të seancës Caushaj ka pohuar para trupit gjykues se vëllezërit Pashaj e kishin marë në telefon dhe I kishin thënë që eja të bëjmë një punë e të japim disa lekë. Nuk e dija se bëhej fjalë që do kryenin vrasje, kanë pohuar burime nga gjykata Fier per median.

Më pas janë paraqitur Artur Pashaj që ka pasur avokat Andon Beta dhe I treti ka qënë Gentian Pashaj. Edhe për dy vëllezërit Pashaj gjykata ka marë vendim arrest me burg .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat