Zbulohen armët që u përdorën për sulmin në Lazarat

Kronikë e zezë

Zbulohen armët që u përdorën për sulmin në Lazarat

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 17:46

Një arsenal armësh dhe municionesh luftarake u zbulua sot në fshatin Lazarat, gjatë një kontrolli nga forcat e policisë.

Nga burimet paraprake, dyshohet se armët e gjetura mund të jenë përdorur ndaj policisë në sulmin e fundit të para disa ditëve, ku mbeti i vrarë një efektiv i RENEA-s dhe u plagosën dy të tjerë.

Ky dyshim lidhet me faktin se vendndodhja e armëve ishte rreth 50 metra larg vendit ku u sulmuan efektivët, në afërsi të shkollës së mesme.

Armët dhe municionet u zbuluan brenda një pusete, pas një aksioni të gjerë të ndërmarrë nga policia për një kontroll të zonës, aksion ky që nuk është shkëputur që prej ditë së vrasjes së efektivit Ibrahim Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat