Vëllezërit Aliko në hetim dhe për shpërthimet me tritol

Kronikë e zezë

Vëllezërit Aliko në hetim dhe për shpërthimet me tritol

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 16:41

Arbjon dhe Alban Aliko të dyshuar si organizator të grupit të zjarrit dhe autor të vrasje së efektivit të policisë Ibrahim Basha më 24 qershor në Lazarat, rezultojnë persona të njohur për të shkuarën e tyre kriminale në regjistrat e Policisë së Shtetit.

Dy vëllezërit Aliko do të hetohen dhe për dëmtim të pronës me eksploziv thanë burime nga krimet e rënda për A1Report, pasi Arbjoni dhe Albani ishin shpallur në kërkim prej muajit mars 2015 dhe për vendosjen e tritolit në disa banesa në lazarat menjëherë pas arrestimit të shokut të tyre Thimjo Ceka. Pas arrestimit të Cekës personit që shihni në këto foto, policia e Gjirokastrës shpalli në kërkim Arbion Adil Alikon, Alban Adil Aliko, Viktor Xhemil Alikon, dhe Bervin Kastriot Basho.

Këta shtetas dyshohet se kanë qenë të përfshirë dhe në grupin e zjarrit të 24 qershorit, ndërsa ende operacioni vazhdon në zonën e lazaratit si dhe i është kërkuar ndihmë interpolit për arrestimin e Bervin Bashos.

Dy vëllezërit Aliko pas arrestit me burg janë vendosur në burgje të vecuara, ku Arbjoni qëndron në burgun 302 në Tiranë dhe Albani në atë të riedukimit në Kavajë për shkak të moshës së mitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat