Vrasja në Mallakastër, "arrest shtëpie" për dy të plagosurit

Kronikë e zezë

Vrasja në Mallakastër, "arrest shtëpie" për dy të plagosurit

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 15:50

Gjykata e Fierit dha sot masën e sigurisë “arrest shtëpie” për Kristo Fejzaj dhe Maringlen Luari,të cilët akuzohen për kultivim të lëndëve narkotike.

Dy të rinjtë, mbetën të plagosur në fshatin Ninësh të Mallakastrës, ku u sulmuan nga disa persona të tjerë dhe ku mbeti i vrarë 23-vjeçari, Alfons Dautaj.

Mariglen Luari, 24 vjeç dhe Kristo Fejzaj, 22 vjeç të akuzuar për “Kultivim të bimëve narkotike”, do të hetohen në “arrest shtëpie” për shkak të gjendjes shëndetësore.

Si të dyshuar për krimin u arrestuan vëllezërit Gentian Pashaj, 36 vjeç e Artur Pashaj, 33 vjeç si dhe Ermal Çaushaj 26 vjeç. Ngjarja ku mbeti i vrarë Dautaj, ndodhi më 23 qershor në fshatin Ninësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat