Vritet me thikë trajneri i "Adelaide Crows"

Kronikë e zezë

Vritet me thikë trajneri i "Adelaide Crows"

Më: 3 korrik 2015 Në ora: 13:25

Është sulmuar për vdekje trajneri i ekipit të futbollit australian, "Adelaide Crows". Sipas policisë australiane, Phil Walsh është sulmuar disa herë me thikë, e cila u gjet në vendin e ngjarjes.

Pas një debati në shtëpinë e trajnerit australian, agjentët e policisë kanë mbërritur në vendngjarje ku kanë gjetur të plagosur rëndë 55-vjeçarin. Ata i kanë dhanë mjekimet e para por ai ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra. Ndërsa, bashkëshortja e Walsh, Meredith u shoqërua për në spital pasi kishte marrë disa plagë të lehta.

“Ne ju kërkojmë të respektoni privatësinë e familjes së tij, si dhe të lojtarëve, trajnerëve dhe stafit tonë në këto momente shumë të vështira. Ne ndihemi të shkatërruar nga humbja e trajnerit”, thuhet në deklaratën e drejtuesve të klubit.
Ndërkohë, i biri 26-vjeçar i trajnerit është arrestuar dhe është akuzuar për vrasjen.

Futbolli tipik australian është i ngjashëm me atë amerikan, ndonëse nuk ka të njëjtat përmasa. Vetë Walsh kishte qenë më parë futbollist, duke luajtur për klube të ndryshme përpara se të fillonte karrierën si trajner.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat