Malësi e Madhe, grabitet me dhunë në banesë 53-vjeçarja

Kronikë e zezë

Malësi e Madhe, grabitet me dhunë në banesë 53-vjeçarja

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 20:54

Një grabitje me dhunë është regjistruar mëngjesin e së mërkurës në fshatin Omaraj të Malësisë së Madhe.

Burime nga policia bëjnë me dije se një person i maskuar, rreth orës 01:00 të mëngjesit të një ditë më parë, është futur në banesën e shtetases H.P., 53 vjeç dhe u ka marrë më dhunë shumën prej 30 mijë lekësh.

Gruaja e ka denoncuar rastin në polici, ku ka treguar se autori i ngjarjes e ka dhunuar dhe kërcënuar me jetë. Ajo pretendon se nuk ka qenë në gjendje që ta identifikojë për shkak se ishte i maskuar. Pavarësisht kësaj, grupi hetimor ka nisur punën për identifikimin dhe arrestimin e grabitësit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat