I riu tenton vetëvrasjen, bërtet 'Allahu ekber' dhe hidhet nga kati i tretë

Kronikë e zezë

I riu tenton vetëvrasjen, bërtet 'Allahu ekber' dhe hidhet nga kati i tretë

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 17:29

Një i ri në Prishtinë ka kërcyer nga kati i tretë i një ndërtese në Prishtinë.

Para se të hidhet, ai ka bërtitur Allahu ekber, kanë thënë dëshmitarë të pranishëm në vendin e ngjarjes.

Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia e Kosovës. I riu që është hedhur nga kati i tretë i ndërtesës është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë, dëshmitarë nga vendi i ngjarjes kanë treguar se viktima që ka tentuar të bëjë vetëvrasje s’ka pasur bindje radikale fetare, edhe pse në momentin kur është hedhur nga kati i tretë, ka thirr “Allahu ekber”.

Viktima është hedhur nga dritarja në prezencë të babait dhe një familjari tjetër, të cilët kanë tentuar të ndalojnë./Express

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat