Arrestohen dy të dyshuar në Shqipëri, trafikonin emigrantë ilegal nga Kosova në Gjermani

Kronikë e zezë

Arrestohen dy të dyshuar në Shqipëri, trafikonin emigrantë ilegal nga Kosova në Gjermani

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 12:37

Policia shqiptare, ka arrestuar dy të dyshuar për trafikimin e shtetasve shqiptar për azil të paligjshëm në Gjermani. Sipas një njoftimi nga policia shqiptare, të arrestuar janë shtetasit, Besnik Gjoka 27 vjeç dhe Shaban Gjoka 25 vjeç, të dy banues në qytezën e Fushë-Krujës.

“Pas një hetimi 3 mujor Seksioni për Trafikun e Paligjshëm, në Drejtorinë e Policisë Qarkut Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Krujë, kanë dokumentuar se shtetasit e mësipërm,në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë dërguar rreth 100 shtetas në Gjermani, me qëllim për të përfituar azil duke i ndihmuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas policisë, pjesa më e madhe e personave të larguar kanë pasur probleme me dokumentacionin, në vendet e zonës “Shengen”.

Në njoftim thuhet që të arrestuarit, me anë të mjeteve të tyre i transportonin njerëzit në itenerarin Kosovë – Serbi – Hungari – Austri – Gjermani, kundrejt pagesave që varionin nga 500 deri ne 1500 Euro për person.

Sipas policisë për dy të dyshuarit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Krujë vendosi masën e sigurisë ”Arrest me burg” për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të pa ligjshëm të kufirit” në bashkëpunim parashikuar në nenet 298 dhe 25 të Kodit Penal të Shqipërinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat