Objekti i bankës NLB Prishtina përfshihet nga zjarri

Kronikë e zezë

Objekti i bankës NLB Prishtina përfshihet nga zjarri

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 12:26

Objekti i bankës NLB Prishtina, i cili ndodhet afër Hotel Prishtinës është përfshirë nga zjarri në orët e paradites së sotme.

Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës. Flora Ahmeti zëdhënës e PK-së, për rajonin e Prishtinës. Ajo ka thënë se rreth orës 10:45 minuta, kanë marrë informacion se nga ky objekt vërehet dalje tymi.

Sipas saj ekipet e policisë edhe zjarrfikësve menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë evakuuar punëtorët.

Ahmeti tha se nuk ka të lënduar dhe se ende nuk dihen shkaqet e këtij zjarri.

Ndryshe javë më parë një objekt i kësaj banke në rrugën “Rexhep Luci”, ishte sulmuar nga grupi i tifozëve Plisat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat