Trafik droge në Morinë, dy në pranga

Kronikë e zezë

Trafik droge në Morinë, dy në pranga

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 20:56

Dy shtetas u arrestuan në flagrancë për trafik të lëndëve narkotike në drejtim të Kosovës, ndërkohë që 50 doza lënde narkotike u sekuestruan. Operacioni u ndërmor nga Sektori Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë në Kukës.

Avdulla Matmuja 20 vjeç banues në fshatin Pobreg, Kukës dhe Durim Hasolli 24 vjeç banues në qytetin e Laçit, tentuan të trafikojnë një sasi lënde narkotike e llojit kanabis në Kosovë.

Gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tyre në pikën e kalimit kufitar në Morinë, efektivët zbuluan 50 doza lënde narkotike e llojit kanabis me qëllim tregtimin në Kosovë. Arrestimi i tyre u bë për veprën penale të trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim. Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë për Krime të Rënda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat