Roboti vret një punëtor në fabrikën e makinave

Kronikë e zezë

Roboti vret një punëtor në fabrikën e makinave

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 19:08

Një aksident horror në fabrikën e Volkswagen në Baunatal të Gjermanisë.

Një punëtor u vra nga një robot, raporton Bild.

22-vjeçari ishte duke u marrë me vënien në punë të robotit në një linjë të re prodhimi, kur roboti e kapi dhe e përplasi në një pllakë metali.

Ai mori plagë të rënda dhe nuk mbijetoi.

Prokuroria ka nisur hetimet.

Volkswagen tha se nuk e kishte marrë akoma në dorëzim linjën nga kompania.

Volkswagen punëson rreth 15.500 njerëz në këtë fabrikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat