Krimet e Rënda, ndërpritet seanca ndaj Alban Alikos. I mituri kërkon psikolog

Kronikë e zezë

Krimet e Rënda, ndërpritet seanca ndaj Alban Alikos. I mituri kërkon psikolog

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 09:50

(E plotësuar) Seanca gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën e Krimeve të Rënda kundër një prej vëllezërve Aliko të arrestuar si të dyshuar për vrasjen e efektivit të RENEA-s, Ibrahim Basha, është ndërprerë për shkak të moshës së mitur të të pandehurit.

Alban Aliko është vetëm 17 vjeç dhe për këtë arsye, përpara sesa t’i komunikohej masa e sigurisë, avokati mbrojtës ka kërkuar një psikolog, e për të rinisur seancën ndoshta në një moment të dytë gjatë ditës së sotme.

Ndërkohë, po sot pritet të dalë para gjyqtarëve edhe vëllai i madh i tij, Arbion Aliko, teksa mbi të dy këta shtetas rëndojnë jo vetëm akuza e vrasjes së efektivit të RENEA-s, por edhe akuza të tjera si armëmbajtja pa leje.

Dy vëllezërit u arrestuan mbrëmjen e vonë të së shtunës, teksa u rrethuan pranë urës së Kardhiqit në Gjirokastër, pas një operacioni të gjatë të forcave speciale, të ndihmuar edhe nga një helikopter i ushtrisë.

Dy vëllezërit Aliko dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë

Sot do të zhvillohet seanca gjyqësore për vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko për akuzën e vrasjes, plagosjes dhe trafikut të drogës. Seanca do të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Dy vëllezërit dyshohet se jane ekzekutore te Ibrahim Bashës. Ne cilesinë e proves materiale, jane marrë fisheket e gjetur ne vendngjare, shenjat e gishterinjve, analizat e gjakut si dhe deshmi.

Mësohet se prokuroria do të kërkojë arrest me burg për dy vëllezërit Aliko, pasi konsiderohen si persona me rrezikshmëri.

Një ditë më parë Arbjon Aliko mori masën e sigurisë “arrest me burg”, por për sulmin e një viti më parë ndaj policisë në Lazarat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat