Asgjesohen 860 rrënje bimë narkotike, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit

Kronikë e zezë

Asgjesohen 860 rrënje bimë narkotike, shpallet në kërkim kryeplaku i fshatit

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 09:19

Policia e Pukës ka asgjesuar 860 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Gjatë ditës së djeshme janë goditur dy raste të kultivimit të bimëve narkotike, dhe konkretisht në vendin e quajtur « Ferth » të fshatit Gomsiqe, në Pukë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan 330 bimë narkotike të llojit Canabis Sattiva.

Në lidhje me këtë ngjarje filloi proçedimi penal dhe u bë shpallja në kërkim i kryetararit i fshatit Gomsiqe, shtetasit Z.D., 52 vjeç, banues në Pukë, për veprën penale të « Shpërdorim Detyre ».

Gjithashtu në vendin e quajtur Bjeshkët e fshatit Miliska të komunës Fierzë, në Pukë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 530 bimë narkotike Canabis Sattiva.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Materialet i kaluan prokurorisë për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat