Kërcënohet 27-vjeçari: Më jep 5000 euro ose do të publikoj një video

Kronikë e zezë

Kërcënohet 27-vjeçari: Më jep 5000 euro ose do të publikoj një video

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 22:23

“Më jep 5000 euro ose do të publikoj një video që është regjistruar mes nesh”, është mesazhi që një person i paidentifikuar i ka dërguar shtetasit V.D. 27 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi’, Vlorë.

I riu i është drejtuar policisë për ndihmë, ku thotë se ngjarja ka ndodhur me 27 qershor 2015, dhe se nuk e njeh personin që e kërcënon. Pas marrjes së kallëzimit, Policia e Vlorës ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat