45-vjeçari plagos të atin me thikë

Kronikë e zezë

45-vjeçari plagos të atin me thikë

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 21:38

Një krim në familje është shënuar pasditen e djeshme në Durrës, ku djali ka plagosur me thikë babanë e tij të moshuar. Ngjarja ka ndodhur në orën 18:00 të pasdites së djeshme në banesë. Arjan Gjata 45 vjeç, pas një sherri banal me të atin, P.Gjata 74 vjeç, e ka qëlluar me thikë.

I moshuari u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe pas marrjes së mjekimi ka shkuar në banesë.

Ndërkaq Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të krimit. Ndaj tij rëndon akuza e dhunës në familje. Çështja i ka kaluar për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat