Përndiqte të miturën dhe e kërcënonte me jetë, kapet 20-vjeçari

Kronikë e zezë

Përndiqte të miturën dhe e kërcënonte me jetë, kapet 20-vjeçari

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 19:52

Arrestohet 20-vjeçari i cili përndiqte vazhdimisht të miturën. Soleo Lame, banues në Pogradec, përfundoi në pranga pasi përndiqte 15-vjeçaren me inicialet A.Rr, banuese në Maliq.

I riu kërcënonte vazhdimisht 15-vjeçaren se do ta vriste. Ndaj Lames rëndojnë akuzuat e “kanosjes me jetë” dhe të “ndërhyrjes në jetën private të personit pa pëlqimin e tij”.

Për këto kundërvajtje penale 20-vjeçari mund të dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat