Në aksident komunikacioni plagosen 4 maturantë

Kronikë e zezë

Në aksident komunikacioni plagosen 4 maturantë

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 08:57

Katër të rinj kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor mëngjesin e sotëm. Aksidenti ka ndodhur te vendi i quajtur "Ura e Bujanit" në orën 04:00, teksa të rinjtë maturantë po ktheheshin në shtëpi pas festës së maturës.

Mësohet se automjeti tip "Ford", i cili drejtohej nga 18-vjeçari, I. Haxhiraj ka humbur kontrollin dhe ka devijuar nga rruga.

Katër të rinjtë ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat