Aksidenti me 2 të vdekur në Skrapar, arrestohet drejtuesi i mjetit

Kronikë e zezë

Aksidenti me 2 të vdekur në Skrapar, arrestohet drejtuesi i mjetit

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 16:43

Policia ka vënë në pranga drejtuesin e mjetit që shkaktoi dy të vdekur në aksidentin e ndodhur pasditen e djeshme në Skrapar. Oltion Ymeri, 37 vjeç është arrestuar sot me akuzën e shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë aksidentin me dy viktima dhe një të plagosur.

Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në zonën e quajtur ‘Hija e Kakrukës’, ku mjeti tip ‘BMW’ i drejtuar 37 vjeçari, për shkak të shpejtësisë së madhe, ka humbur kontrollin dhe ka rënë në lumin Osum.

Për pasojë, kanë humbur jetën shtetasit Sali Olldashi dhe Flamur Dakare si dhe është plagosur një person tjetër pasagjer në mjetin e aksidentuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat