Gjykata lë në burg edhe dy vëllëzërit Klevis e Markeljani Doci

Kronikë e zezë

Gjykata lë në burg edhe dy vëllëzërit Klevis e Markeljani Doci

Më: 30 maj 2015 Në ora: 14:02

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për italianin, Salvadore Letizia, i njohur si njeriu “Camorras” si dhe dy vëllezërit, Klevi e Markeljani Doci, të cilët akuzohen si të implikuar në masakrën e Fakultetit të Shkencave të Natyrës me 3 viktima.

Sakaq, në seancën e sotme, prokuroria ka rindërtuar nga e para skemën e vrasjes së tre-fishte. Organi i akuzës ka mbështetur sërish pistën mbi të cilën ndodhi ngjarja, që sipas tyre është vrasja për hakmarrje, pasi Sulkut i vranë vëllain. Sipas të njëjtave burime, vëllai i Besnik Suklut u vra në Roterdam të Holandës. Po ashtu, bëhet e ditur se vëllezërit Doçi ishin të përfshirë në vrasjen në Holandë, ku iu bë atentat Mentor Lufit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat