Masakra e Maternitetit/ Gjykata lë në burg italianin Salvadore Letizia

Kronikë e zezë

Masakra e Maternitetit/ Gjykata lë në burg italianin Salvadore Letizia

Më: 30 maj 2015 Në ora: 12:39

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar sot masën e sigurisë “Arrest me burg” për italianin, Salvadore Letizia, arrestuar pas masakrës te Fakulteti i Shkencave të Natyrës me 3 viktima.

Sakaq, në seancën e sotme, prokuroria ka rindërtuar nga e para skemën e vrasjes së tre-fishte. Organi i akuzës ka mbështetur sërish pistën mbi të cilën ndodhi ngjarja, që sipas tyre është vrasja për hakmarrje, pasi Sulkut i vranë vëllain. Sipas të njëjtave burime, vëllai i Besnik Suklut u vra në Roterdam të Holandës. Po ashtu, bëhet e ditur se vëllezërit Doçi ishin të përfshirë në vrasjen në Holandë, ku iu bë atentat Mentor Lufit.

Me akuzën e vrasjes për gjakmarrje, Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzoi dje në gjykatë kërkesën për caktimin e masës ‘arrest me burg’ ndaj tre të akuzuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat