Turqi, në pranga dy shqiptarë: Kishin ngjitur në kurriz 6 kg drogë

Kronikë e zezë

Turqi, në pranga dy shqiptarë: Kishin ngjitur në kurriz 6 kg drogë

Më: 29 maj 2015 Në ora: 18:09

Dy shqiptarë kanë tentuar që të transportojnë drogë në Turqi, por janë arrestuar në pikën kufitare të Ipsalas. Sipas agjencisë së lajmeve Anadolu Agency, shqiptarët ishin duke lëvizur me autobus udhëtarësh.

Ekipet e Drejtorisë së Degës kundër Kontrabandës dhe Krimit të Organizuar kryen një kontroll ndaj një autobusi udhëtarësh me targa greke i cili po hynte në Turqi nëpërmjet pikës kufitare Ipsala.

Gjatë këtij procesi i gjet dhe sekuestruar rreth 6 kilogramë kanabis sativa, dhe 50 gram pilula. Lënda narkotike ishte fshehur në trupin e tyre, e mbështjella me ngjitëse në pjesën e kurrizit. Personat që kanë rënë në pranga janë identifikuar me inicialet A.Ç dhe A.Z, me origjinë shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat