Vlorë, arrestohen 3 persona për vjedhje banesash dhe motorësh

Kronikë e zezë

Vlorë, arrestohen 3 persona për vjedhje banesash dhe motorësh

Më: 29 maj 2015 Në ora: 17:38

Në kuadër të operacionit “Shëtitësit”, Policia e Vlorës ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 3-shtetasve: Zengjin P. Jaupaj, vjeç 20, lindur në Fier, banues në Vlorë; D. H., vjeç 17, lindur në Tërbaç, banues në Palasë-Vlorë: SH. H., vjeç 16, lindur dhe banues në Vlorë.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë në fshatin e Himarë për kryerjen e disa veprave penale, kryesisht vjedhje banesash dhe motorësh të kryera në bashkëpunim.

Të akuzuarit dyshohet se kanë kryer vjedhje në periudha të ndryshme dhe kishin dy muaj që vëzhgoheshin nga agjentët e policisë. Vjedhjet kanë ndodhur kryesisht në fshatrat turistikë të Himarës dhe të Palasës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat