Iu gjetën 8.8 gr kokainë, arrestohet 46-vjeçari

Kronikë e zezë

Iu gjetën 8.8 gr kokainë, arrestohet 46-vjeçari

Më: 29 maj 2015 Në ora: 10:33

TIRANË - Policia e Tiranës arrestoi në flagrancë një 46-vjeçar, pasi iu gjetën 8.8 gramë kokainë. Lënda narkotike u gjet gjatë një kontrolli të ushtruar në automjetin e Ardian Brukës, tip “Mercedez Benz”, me targa “TR 9947 P mbrëmjen e djeshme.

“Shtetasi Ardian Bruka është ndaluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, në bulevardin “Gjergj Fishta”, duke drejtuar automjetin tip “Mercedez Benz”, me targa “TR 9947 P”, dhe gjatë kontrollit fizik iu gjetën gjashtë porcione doza të paketuara me qese ngjyrë të bardhë, me pluhur ngjyrë e bardhë, e dyshuar lëndë narkotike të llojit kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjet një kuti me një sasi pluhur ngjyrë e bardhë, e dyshuar lëndë narkotike të llojit kokainë, gjithsej 8.8 gram lëndë e dyshuar kokainë, një peshore elektronike e ngjyrë gri me mbishkrim “Made in China Ce” si dhe 15 copë fishekë luftarak, kalibër 9 mm, shuma prej 61,000 lekë, mjeti me targa “TR 9947 P” dhe një telefon tip “Nokia”, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat